Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

Legjendë, mit dhe realitet: KRONI I ZANAVE NË VALDANOS

Kroni i Zanave, Vilina Cesma, ValdanosNë rreth 200 metra nga uji, në fund të Ullishtës së Valdanosit në Ulqin, gjendet Kroni i Zanave.

Rruga deri në këtë vend sot është praktikisht i pamundur sepse e tërë kjo zonë është mbuluar nga shkurret dhe kaçubat, gjë që akoma më shumë i jep Kronit të Zanave kuptim mitik.

Edhe vet toponimi i Valdanosit ka prejardhjen nga “Vallja e nuses”, që ka edhe kuptimin e valles së sirenës, zanës.

Ulqinakët në raste stuhie i largonin anijet e veta në këtë “gji të qetësisë”, ku natën, ato që qëndronin atje, dëgjonin dhe kënaqeshin me muzikën e zanave.

Ekziston po ashtu legjenda se në shpellë mbas Kronit të Zanave, zanat edhe sot ruajnë thesarin e mbretëreshës ilire Teuta.

One comment

  1. Prralla me lesh, e mira prej nesh.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top