Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Leshteriku i detit

Në Valdanos rritet bima me emër Zostera marina apo “Leshteriku i detit”, e njohur në popull si barishte e detit. Bëhet fjalë për specie endemike mesdhetare, që do të thotë që kjo specie jeton vetëm në detin Mesdhe dhe në asnjë vend tjetër! Livadhet e Leshterikut  janë zona me diverzitet të madh biologjik,  provë e pastërtisë së detit dhe pasurisë me peshk. Ato janë pik së pari të rëndësishme për mbrojtjen e bregut nga valët e mëdha të cilat në Valdanos i krijon punenti (era perëndimore), si dhe për stabilizimin, grumbullimin dhe konsolidimin e sedimenteve me të cilin njëkohësisht pastron ujin. Kjo bimë rritet vetëm një centimetër në vit, që do të thotë që në Valdanos ekzistojnë bimët në det dhe në breg me vjetërsi mbi 800 vjeçare.

Është interesante të cekim që gjethet e Leshterikut Ulqinakët gjatë historisë i përdornin për mbushjen e jastëkëve, ndërsa sasitë e mëdha të kësaj bime të cilat valët i nxirrnin në bregun e detit janë përdor si pleh natyral.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top