Thursday , April 26 2018
Lajmi i fundit

Lexuesi: A ËSHTË SKULPTURA E SERVANTESIT E KOPJUAR?

Fituesi i çmimit të parë në konkursin e zgjedhjes ideore të skulpturës monumentale Servantes dhe Dulcinea duket se është i kopjuar nga tri skulptura të artistëve të ndryshëm, shkruan një lexues i Portalit Ul-info.

Ai thotë që nëse marrim kokën dhe pozitën e trupit nga fotoja e parë, dorën nga fotoja e dytë dhe librin nga fotoja e tretë, shiko se ç’na del?!
Përndryshe, në konkursin e shpallur nga Organizata turistike e Ulqinit, komisioni i përbërë nga Qazim Muja, Dr. Nail Draga dhe Mehmet Aloja përzgjodhi Bujar Ninin dhe punimin e tij si fitues.
Servantes kopija

3 comments

  1. Brravo, shum pun e mir, vec ishalla ky pi OT e shef edhe bela dikur e kupten se ca jan ty ba ne Ulqin. Punime te vjedhuna dojn me na vu nen Kala, punime qi i ka ba dikush si as nuk e din historin e Ulqinit e as Servantesit. Ju pi OT, mas luni ke popull, naloni shatrrimim e Ulqinit edhe turizmit Ulqinak

  2. Si tana punt qi jan tuj i ba deri tesh, duke kopju te tjeret, njisaj si per pikat panoramike qi i kajn kopju prej organizates turistike te Tivari, ashtu edhe kta i kajn marr copy – paste prej evrope. Gjyna, asnjifar ideje nuk kajn, vetem merren me pun boshe. Kurr nuk mundej mi mbledh minimum 1 mil. euro prej takses turistike, ku munet me pas perparim ne pergjithsi!!!

  3. Prej takses turistike edhe prej komunaljeve e lejeve te shpijave pa leje, komuna munet me i mledh 10 milion euro, me pagu rogat, me ripetri infrastrukturen e qytetit edhe me pas ala pare me ba dicka me “zbukuru” qytetin. Kta sjan te zat me ba asnjinen pi tyne, se shpijat pa leje i gadisin antart e tyne edhe te Unionit, taksen se marrin se kan frig me denu diken si merret me turista e ska liber ose ka lajmru 3 e ka 53 vet n’shpi, se me ba mi denu, shum votat… kta sjan te aft me ba kergja, bash kergja pos me ba per vejdi

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top