Tuesday , August 14 2018
Lajmi i fundit

LIBRARIA ARTI: REZULTATET E KONKURSIT TË POEZISË ME TEMË “ANIJA”

Arti (1)Të nderuar miq, dashamirë të poezisë.
Siç e dini Konkursi i poezisë me temë ANIJA organizuar nga Libraria ARTI në ULQIN ishte e hapur deri më 30 dhjetor 2017. Në adresë të redaksisë arritën një mori e poezive mirëpo për fat të keq shumica u desht të diskualifikohen sepse për subjekt nuk patën Anijen.
Kështu konkuruan 34 poezi nga 15 autorë të ndryshëm me një shtrirje gjeografike mbarëshqiptare.
Juria në përbërje të JAHO KOLLARI – shkrimtar, ARGËZON SULEJMANI poet dhe GAZMEND ÇITAKU botues si poezi më të mira shpallën këto poezi:

ELONA GJERGO – E mbytura ime (Korçë)
GËZIM SINANI – Anija (Ulqin)
NASE JANI – I fola detit (Korçë)

Çmimi special inkurajues për poetë të rinj
DEA HALIMI – Anija  ime prej let-res (Prishtinë)
Bëjmë me dije se të gjitha poezitë janë fituese dhe së shpejti do të botohen në një vëllim të veçantë me çrast edhe do të organizohet një mbrëmje kushtuar këtyre poezive.
Ju mirëpresim në Konkursin e 6-të me radhë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top