Monday , July 15 2019
Lajmi i fundit

LIBRARIA ARTI: REZULTATET E KONKURSIT TË POEZISË

Libraria ArtiMe kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë rezultatet e Konkursit për poezitë më të mira që kanë mbërritë në adresë të redaksisë sonë në periudhën kohore 01.06.2018 – 31.12.2018 e që tema ishte ULLIRI.
Së pari falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit (20 me mbi 40 poezi) që bënë të mundur që me poezitë e veta të begatojnë letërsinë tonë si dhe dëshiroj t’u them se të gjithë janë fitues.
Çmimi gjeneral për të gjithë pjesëmarrësit është botimi i poezive që kanë mbërrit në adresën tonë në një përmbledhje të përbashkët kurse tre nga ju dëshirojmë t’i veçojmë. Kishte poezi shumë të mira dhe të arrira por ja që fati deshi që këto tri të mbledhin pikë pak më shumë se tjerat.

Juria në përbërje:
– JAHO KOLLARI – shkrimtar,
– ALI GJEÇBRITAJ – poet
– GAZMEND ÇITAKU – botues

SHPALLIN KËTO POEZI:
1. FATMIRE DURAKU (Prishtinë) – NJË PETRIT PREK QIELLIN NGA NJË ULLI
2. ARGËZON SULEJMANI (Ulqin) – PAPIRUSI I KËSHTJELLËS SË RËRËS
3. ORALDA LAHE (Fier) – ULLINJTË E JETËS

Çmimi special i Konkursit të poezisë – ULLIRI
DINO KUBATI (Athinë) – LEGJENDA E ULLIRIT

Motivimi: autori Dinos Koubatis me këtë poezi na e rizbulon thesarin e madh pellazgo-ilir, ku shpjegohej (në mënyrë mitologjike) prejardhja e ullirit, çfarë sot mirret si nga drurët më hyjnor që njeh kjo botë.

Çmimi për kontribut artistike
HAJREDIN KOVAÇI (Ulqin) – ULLIRI NË SHAS
Motivimi: autori Hajredin Kovaçi me veprimtartinë e vet poetike dhe letrare, motivon, mbështet dhe inkurajon aktivitete të tilla, është organizator i Garave të recituesve të rinjë shqiptar, i vetmi i këtij lloji që zhvillohet në Mal të Zi. Ka botuar 4 vëllime poetike

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top