Librat në librari: SHITJA FILLON ME 12 GUSHT

Çmimet e librave për vitin e ardhshëm shkollor do të jenë në shitje në librari nga 12 gushti, është deklaruar nga Ministria e arsimit. Po ashtu thuhet që ato do të jenë për dhjetë për qind më të lira se sa vitin e kaluar.

Kompleti më i lirë është ai për klasë të parë – kushton 34.60 euro, e më i shtrenjti për të shtatën – 84.20 euro, shkruan “Pobjeda”.

Kompleti i librave për klasë të dytë të shkollës fillore do të kushtoj 41.90 euro, për klasën e tretë 38.70, derisa për klasën e katërt 47.50 euro. Për nxënësin i cili shkon në klasë të pestë, prindërit duhet të ndajnë 55.60 euro. Kompleti për klasë të gjashtë kushton 68.60, ndërsa për klasë të shtatë 84.20 euro. Për klasë të tetë prindërit do të duhen të shpenzojnë 73.90 euro, ndërsa për të nëntën 78.30 euro

Çmimi i kompletit të librave për Gjimnaz, së bashku me gjuhën angleze për klasë të parë kushton 95.10 euro, derisa për klasë të dytë 77.80 euro. Nxënësit e klasës së tretë për kompletin e librave do të duhet të ndajnë 64.90 euro, derisa maturantët librat e veta do ti paguajnë 47.10 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…