Thursday , October 18 2018
Lajmi i fundit

Lideri i PSD-së në Ulqin: TË NDALOJMË PLAÇKITJEN DHE NISIM RIPËRTRIRJEN

IMG-679b9b09574d5420305797a593f7aed4-VNë takimin me anëtarët e Këshillit komunal dhe aktivistët, në të cilin ishin të pranishëm funksionarët e partisë në krye me liderin Ranko Krivokapiq, PSD të mërkurën filloi fushatën për zgjedhjet lokale.

„Ne, pothuajse tash tre vite, kemi politikë të qëndrueshme në Ulqin. Kemi njerëzit, e tani edhe në krye njerëzit e rinj të cilët u rritën në këtë parti dhe janë të gatshëm ta udhëheqin në këtë epokë të re“, tha Krivokapiq.

Ai theksoi se nuk ka Mal të Zi të zhvilluar nëse Ulqini nuk e kthen famën e vet të vjetër.

„Ulqini më shumë ishte Evropë në vitet 80 të shekullit të kaluar se tani. Ulqini ishte plotë Evropë, plotë zhvillim, plotë vende të punës, në Ulqin është jetuar dhe krijuar dhe është parë e ardhmja. Vota për PSD siguron rinovimin dhe zhvillimin e Ulqinit. Mbi të gjitha, siguron që keni votuar ndershëm dhe që vota juaj do të vlejë në të kaluaren dhe në të ardhmen“, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, me njerëzit si Skender Elezaga dhe Naser Resulbegoviq, si dhe të tjerëve në Këshillin komunal të kësaj parti dhe njerëzi tjerë të respektuar të cilët krijojnë dhe janë të lirë, mund të ndalohet plaçkitja dhe të fillojë ripërtrirja e Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top