Friday , March 5 2021
Lajmi i fundit

Lidhja demokratike në Mal të Zi: URIME ALBIN KURTIT

Saubih MehmetiI dashur kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër në ardhje z. Albin Kurti,

Të nderuar aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje!

Zgjedhjet e lira e demokratike janë padyshim shtylla më e fortë e demokracisë, shprehin vullnetin e popullit dhe janë instrumenti më i saktë i punës e shpresës së subjekteve politike qofshin ata në pushtet apo opozitë. Zgjedhjet e fundit në Kosovë dëshmuan që ky vullnet i popullit, me votë plebishitare, u është besuar Juve dhe lëvizjes suaj dhe me këtë rast më lejoni që në emër timin dhe subjektit më të vjetër të shqiptarëve në Mal të Zi, Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, të Ju uroj juve dhe aktivistëve tuaj për rezultatin e shumëpritur.

Vullneti i popullit i shprehur në këto zgjedhje, bëri që të njëjtat të ishin përtej të zakonshmeve, siç doli të jetë edhe rezultati i tyre, historik. Një Kosovë stabile, me një qeveri e qeverisje poashtu stabile e progresive, është garancë e stabilitetit në Ballkan e aq më shumë garancë e jona, shqiptarëve në Mal të Zi, që e shohim edhe si mbështetjen kryesore krahas asaj të shtetit amë për të gjitha çështjet që nga ato arsimore, kulturore, e deri tek raportet më shumë se miqësore – vëllazërore. Një qeveri e tillë e udhëhequr nga Ju, shpresojmë dhe besojmë fuqishëm që do jetë ndryshe nga disa praktika të mëhershme të qeverive në Kosovë, shpresojmë e besojmë që të tejkalojë praktikat e miqësive personale të individëve dhe që përmes tyre me apo pa qëllim jepen mesazhe e përkrahje nga Prishtina zyrtare që dëmtojnë pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi. Poashtu besojmë e shpresojmë që qeveria e re që do udhëhiqet nga Ju, në Podgoricë do shkojë nga Ulqini, Tivari, Tuzi, Plava ose Gucia e jo të kundërtën siç shpesh ka qenë praktikë e deritashme.

I dashur Albin, duke Ju uruar edhe njëherë për rezultatin e thellë në këto zgjedhje, Ju dëshiroj shëndet, suksese dhe punë të mbarë në mandatin e fituar!

Vëllazërisht,                                                                                                                                      KRYETARI,

Saubih Mehmeti,ing. i dipl.i tek.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top