Bashkimi i krijuesve Shqiptarë: MBAHET PROMOVIMI DHE NDAHEN MIRËNJOHJET

Revista DijaNë Bibliotekën e qytetit në Ulqin të premten mbrëma Bashkimi i krijuesve Shqiptarë ka organizuar promovimin e revistës “Dija” (numrat 13 dhe 14).

Rreth kësaj revistë për shkencë, kulturë dhe art, e cila botohet në gjuhën shqipe prej vitit 2003, folën drejtori i Qendrës për kulturë Nail Draga, botuesi Gazmend Çitaku dhe gazetari Mustafa Canka.

Me këtë rast u dhanë edhe mirënjohje, të cilat i morën: dr Ruzhdi Ushaku, dr Maksut Haxhibrahimi, Rudi Goga, Gazmend Çitaku, dr Gani Karamanaga, drejtori i Fondit për pakica Safet Kurtagiq dhe kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.

“Prej kur botohet revista jonë, vetëm Gjeka si kryetar komuna kishte sens të na ndihmojë”, thanë nga Lidhja e krijuesve, derisa Gjeka theksoi se revistat të cilat botohen në Ulqin, siç janë “Dija”, “Lemba” dhe “Don Gjon Buzuku”, administrata lokale do t’i ndihmojë çdo herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…