Saturday , February 27 2021
Lajmi i fundit

Lidhja shqiptare në botë: ILIR LLESHI KRYETAR NË MAL TË ZI

Lidhja shqiptare ne boteNë Sallën e madhe të komunës së Ulqinit sot u mbajt Kuvendi themelues i Lidhjes shqiptare në botë, dega Mali i Zi.

Në mbledhje të kësaj organizate shqiptare mbarëkombëtare është zgjedhur Kryesia e degës për Mal të Zi, ndërsa për kryetar të saj të parë u përzgjodh Ilir Lleshi nga Ulqini.

Ai, duke u falënderuar për zgjedhjen, tha se kjo shoqatë do të regjistrohet si organizatë joqeveritare në Mal të Zi.

Tubimin e përshëndetën kryetari i Lidhjes shqiptare në botë Simon Kuzhnini, si dhe kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top