Friday , December 15 2017
Lajmi i fundit

Ligji i ri për planifikim i dërgohet Komunës: TËRË ULQINI NË DUART E QEVERISË

Plani, Plan, Harta, KartaMe Propozimin e Ligjit të ri për planifikim dhe ndërtim të cilin e ka përgatitur Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit iu dërgua komunave.

Me këtë akt vendoset centralizimi i të gjithë punëve në sistemin e planifikimit, gjegjësisht komunave iu merren kompetencat në fushën e planifikimit të hapësirës të cilën ato e menaxhojnë, në punët e përpilimit dhe miratimit të dokumenteve planifikuese dhe dhënien e lejeve për ndërtim, me çka pushon nevoja për sekretariatet e urbanizmit.

Pra, të gjithë punët të cilët ishin kompetencë e komunave kalojnë në Ministri. Administrata lokale do të ketë vetëm arkitektin kryesor të qytetit.

Nëse Ligji i propozuar miratohet në Kuvendin e Malit të Zi Komuna e Ulqinit nuk do të pyetet më për hapësirën e saj. Madje nuk do të miratojë as programin e objekteve të përkohshme.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top