Saturday , December 16 2017
Lajmi i fundit

Ligji për planifikim dhe ndërtim: QEVERIA PRO, BUDVA KUNDËR, ULQINI PESHON

pavle-radulovicMinistri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Pavlle Radulloviq në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Malit të Zi ka informuar anëtarët e kabinetit të kryeministrit Dushko Markoviq për përgatitjen e ligjit të ri për planifikim dhe ndërtim, njoftohet nga ky institucion.

Në diskutim u shpreh përkrahja e fuqishme dhe një zëri konceptit të ri të Ligjit i cili, siç u theksua, paraqet hap të madh para në drejtim të shfrytëzimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së hapësirës, njërit nga resurset më të rëndësishme nacionale.

U konstatua se, mbas konsultimeve të kryera profesionale, u krijuan kushtet që Drafti i ligjit të dërgohet në shqyrtim publik.

Nga Komuna e Budvës në mbledhjen e Dhomës së tregësië së Malit të Zi të mbajtur të mërkurën në Podgoricë thanë se ky ligj sillet në mënyrë që të zbatohen vendimet që kanë të bëjnë me Bularicë, Jaz, Plazh të madh, Kripore…

Nga Komuna e Ulqinit nuk ka qëndrim zyrtar edhe pse u paralajmërua që ai do të njoftohet në mbledhjen e Dhomës së tregtisë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top