Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Linda Kurt: DHUNA NUK KA ARSYETIM – REFUZO ABUZIMIN!

 

Linda Kurt           Fëmijët dhe personaliteti që nisë formimin tek ata e më pas i karakterizon, janë produkt i punës dhe angazhimit jo vetëm i prindërve apo i familjes por edhe i shoqërisë në të cilën veprohet apo funksionojmë. Meqenëse akoma sot, ‘rrahjet konsiderohen mjet pedagogjik – mjet disciplinimi, në këtë mënyrë fëmijët jo rallëherë i ekspozohen dhunës. Ushtruesi më i shpeshtë i dhunës konkretisht – fizike (rrahje, mbytje, djegje, shtërngim) dhe asajë psikologjike (të bërtiturit, sharjet, mallkimet, përdorimi i nofkave fyese etj) në shtëpi, mendohet të jetë nëna, ndërsa ushtruesi më i ashpër është babai; ndërkaq në shkollë këtë e bën kryesisht mësuesi, sidomos në aspektin emocional (kërcënimi me notë të keqe, përjashtimi etj). Nuk janë aspak më pak ushtrues dhune rethi social gjegjësisht shoqëria. Pra, pikërisht ata nga të cilët pretendohet që fëmija të ndjejë siguri, mbrojtje e përkrahje, të njëjtit janë abuzuesit.

Nga kërkime, anketime – investigime të ndryshme, arrihet në konkluzionin që:

Ndëshkimi (truporë) është ende i ndikuar nga besimi se vajzat i bën “moralisht në rregull” kurse djemt i ben “më të fortë”.

Ekzistojnë edhe modele të tjera abuzimi, aspak më pak të rënda e të cilat njësoj mbartin mori pasojash postraumatike, janë: dhuna seksuale, neglizhimi, shfrytezimi i fëmijes, bullizmi e dhuna online.

Abuzimi ndaj fëmijëve, sipas koncepteve bashkëkohore, rezulton si forma më e rëndë e përjetimit të traumës që në fëmijëri.

Dhuna mund të krijojë një gamë të gjerë problemesh të shëndetit mendorë dhe është gabim të mendohet  se, në raste konkrete- dhuna fizike sjell vetëm pasoja fizike. Dhuna ndaj fëmijëve është dhunim i të drejtave të tyre – pengon në zhvillimin e potencialit te plotë, mbart pasoja si: humbja e besimit, vetvlerësimi i ulët, rënie suksesi – rezultatesh e arritjesh, devijime të ndryshme në sjellje e vepra, te cilat mund të pasohen me delikuencë. Si pasojë e ushtrimit të  dhunës, vjen deri tek një sërë cregullimesh:

  • dëmtimi i kapacitetit kognjitiv (dëmtimi linguistik, ngecje në zhvillimin e trurit si rrjedhojë e mungesë të stimujve pozitiv) dhe rikuperimi është i vështirë. Pamundësia për të kultivuar kapacitetin pozitiv përbën dëm të rëndë e afatgjatë.
  • dëmtimi i kapaciteteve fizike të vazhdueshëm apo psikoorganik (personat ndaj të cilëve është abuzuar, janë më të prirur për të vuajtur nga sëmundjet kronike në moshë madhore : probleme me zemrën, sëmundje të mushkërisë, mëlçisë, kanceri, obeziteti, hypertensioni, dijabeti. Ndërkaq, pasojat në periudhë më të afërt janë: azma, problemet e tretjes, dhimbje koke etj).
  • PTSD – cregullimi i stresit post-traumatik (izolimi,problemet e shëndetit mendorë – depresion, çrregullime të ankthit, cregullimet e të ushqyerit e deri tek vdekja- vetvrasja.

Nje i ri i cili ka përjetuar dhunë në fëmijëri, pasohet nga te vuajturit e nga me se paku një cregullim psikiatrik. Stresi nga dhuna mund të shfaqet edhe në formë akute e rjedhimisht dëmtohet imuniteti dhe SN/sistemi nervorë).

  • Probleme të tjera të sjelljes (abuzimi me substanca, përfshirja në aktivitete seksuale me rrezik të lartë etj.)

Mënyra se si ne komunikojmë me fëmijët është model të cilin ata do ta përdorin në bashkveprim me të tjerët. Andaj,  jemi ne adultët të cilët në raste abuzimesh, në formë indirekte apo direkte i ngarkojmë barrë të rëndë shoqërisë në kuadër të shëndetin publik sepse: fëmijët e “edukuar” me dhunë sot, për 10-20 vite do jenë përberesit e shoqerisë së dhunshme, abuzuese, shoqëri jo e shëndoshtë. Si rrjedhojë, cungohen  mundësitë e fëmijëve viktima për të kontribuar pozitivisht në shoqëri e kjo bën që  mbarëvajtja e gjithë komunitetit të jetë e  prekur nga dhuna. Dëmtimet serioze rrisin rrezikun për paaftësi të përhershme -krijohet një rreth vicioz (i egër, barbar, i rrezikshëm, pamëshirshëm).

Faktorë  të ndryshëm cojnë në ushtrimin e dhunës, ndër ta: kriza ekonomike në familje, papunësia, problemet e shëndetit mendorë, abuzimet me substanca etj.

Fëmijët  janë objekt dhe subjekt i dhunës prandaj nuk duhet hezituar përpara seriozitetit që të kontribohet në cdo mundesi parandalimi te ushtrimit të dhunës ndaj të miturve.

E drejtë e fëmijës është gëzimi dhe të jetuarit e përjetuarit e situatave sipas moshës të cilës i referohen – përkasin. Duhet luftuar rastet ku është i dukshëm probabiliteti i shkurtimit të mundësisë që fëmijët të arsimohen, nuk iu duhet shkurtuar mundësia e marrjes së kujdesit të duhur e domosdoshëm shëndetësorë, t’iu lejohet të argëtohen, ta përjetojnë ndjenjën e të qënurit i dashur, pranuar, vlerësuar, të mbrojtur nga cdo rrezik i mundshëm. Në një shoqëri që kërkon mirëqënie e zhvillim, është i domosdoshëm sigurimi i mjedisit të lirë pa abuzime.

SI TE PARANDALOHET KEQTRAJTIMI I FEMIJEVE:

  • informimi dhe ndërgjegjësimi mbi të drejtat e femijëve, luajnë rol të rëndësishë

E drejtë e fëmijëve është shkollimi, argëtimi, gëzimi, marrja e kujdesit të duhur shëndetësorë; ti mbrojmë, vlerësojmë, të kujdesemi për ta.

Sigurimi i një mjedisi të lirë nga dhuna për fëmijët është avantazhi kryesorë në çdo shoqëri e që kërkon progres dhe mirëqenie. Prindërit duhen pajisur me shprehitë e mirëfillta të prindërimit, alternativat e disciplinimit, njohuri në fushën e identifikimit a zbulimit në kohë të rastit të përfshirë nga ushtrimi i dhunës apo abuzimi.

Personat e rritur përgjegjës për fëmijën (prindi, mbirësuesi, kujdestari etj) nuk duhet të bëjnë lëshime kur është fjala për kujdesin e duhur ndaj fëmijës dhe nevojave të tijë si në aspektin fizik (sigurimi i ushqimit, veshjes, higjijenës) ashtu edhe në aspektin emocional (të shprehurit e dashurisë dhe moslejimi i mungesës të të njëjtit emocion) si dhe në planin edukativ (femijët duhen shkolluar dhe nuk falet për asnjë arsye tendenca e moslejimit të arsimimit).

Duhet të  kontribohet në ndryshimin e përceptimeve të vjetra të edukimit me qëllimqë të eliminohet të ushtruarit e dhunës. Duhet bëre progres drejt eliminimit të sajë ndaj fëmijëve dhe të vemë në praktikë  mënyra më adekvate te disiplinës – këshillim.

Veprimet e dhunshme nuk ndihmojnë në edukim, përkundrazi, ndikojnë negativisht në sjelljet e individit. Dhuna nuk justifikohet.

Të qenurit prind kërkon përkushtim të madh e njëkohësisht është angazhim me orar të plotë e që zgjatë minimalisht tetëmbedhjetë vjetë. Prandaj, duhet mobilizuar me kohë me njohuritë e  nevojshme për një prindërim të suksesshëm e me feedback të mirë.

Njëmijë ditëshi i parë i jetës është me shum rëndësi për zhvillimin e trurit tek fëmija. Sygjerohet t’iu sigurohet fëmijëve ajo për cfarë kanë më së shumti nevojë- dashuri dhe përkujdesje nga ana e familjes e edhe rethi #CastetEParaNumërohen-UNICEF.

EDUKOJINI DREJTE FEMIJET: me fëmijët duhen përdorur fjalë nga të cilat ata nënkuptojnë  pritshmëritë e juaja si prind. Ruajeni kontrollin dhe qëndroni të  vetëdijshem përpara problemeve personale në mënyrë që (si pa dashje) të mos i transmetoni edhe tek femijet tuaj. Qëndroni objektiv dhe jepini rëndesinë që i takon secilit problem, incident apo sjelljes.

PERPIQUNI TE BENI ALEANCE E JO TE KRITIKONI: Asnjëri nuk është i përsosur, kështu që as prindërit nuk duhen pretenduar që fëmijët të jen të përsosur. Pranojini gabimet e tyre si mundësi prej të cilave do të mësojnë dicka –shifini si mundësi progresi. Fëmija duhet të jetë i përqëndruar në mënyrë që të kuptojë atë se cfarë i flisni ne rastet kur iu kërkoni që të kryejnë një detyrë apo në rastet kur i’u përcillni ndonjë informacion.                    

KOMUNIKONI – jini transparent

DINI TE BENI DALLIMIN MES  DENIMIT DHE DISCIPLINIMIT : Si forma të kontrollit të sjelljes, dënimi nga disciplina kan dallime të mëdha.

Le të zgjidhim e jo të  vetkrijojmë konflikte. Çdo fëmijë meriton të rritet i lirë nga dhuna, neglizhenca dhe shfrytëzimi. Ne e kemi për detyrë që kjo e drejtë të respektohet. Dhuna ndaj fëmijëve është KRIM, dhe raportimi i saj një detyrë. Te permiresojmë sistemet e mbrojtjes nga abuzimet, të avancojmë shërbimet e mbështetjes në përgjithësi.

Vlervsojuani përpjekjet. Ofrojuni ndihmë dhe mbështetje. Inkurajojini të jenë kompetent , lërini të sillen sipas moshës së tyre,  trajtojini gabimet si të nevojshme për të realizuar procesin e të nxënit/mesuarit, lavdërojini për cdo sukses të arritur.

Le të shëndërrohemi nga shoqëria që toleron dhunën në shoqërinë e njerëzimit të vërtetë e jodhunues. Prindërit ti bashkangjiten profesionistëve me qëllim kërkimi të zgjidhjeve të cilat do të mundësojnë edhe atyre edhe fëmijëve të rriten së bashku.  #UNICEF

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top