Sunday , October 25 2020
Lajmi i fundit

Liqeni i Shkodrës: INTERES I PËRBASHKËT TË KUJDESEMI PËR KËTË PERLË

Në Podgoricë të martën është paraqitur projekti Zbatimi i menaxhimit integral të ekosistemit të Liqenit të Shkodrës. Projekti ka vlerë prej tetë milion euro dhe parasheh zgjedhjen e problemit të gjuetisë pa leje dhe ndërtimit pa leje në këtë zonë.

Drejtori i Agjencisë për mbrojtjen e ambientit në Mal të Zi Ervin Spahiq tha që përgjegjësia për mbrojtjen e Liqenit të Shkodrës është e madhe dhe e rëndësishme, duke pas parasysh çfarë resursi paraqet liqeni për komunitetin lokal dhe shoqërinë në të dy shtetet dhe nevojën për mbrojtjen e vlerave natyrore.

Përfaqësuesja e Delegacionit të Unionit evropian Donata fon Singsfeld tha që projekti i monitorimit ka për qëllim forcimin e stabilitetit politik dhe bashkëpunimi në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Edhe qytetarët mund të kyçen në këtë projekt në atë mënyrë që do të hapet linja telefonike SOS për lajmërimin e aktiviteteve ilegale në Liqe dhe baza online, me anë të cilës do të jetë e mundur të përcillen aktivitetet nga kjo lëmi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top