Thursday , October 18 2018
Lajmi i fundit

Llolla: E ARDHMJA DHE PROGRESI I SHOQËRISË NUK DUHET MBAJTUR PENG NGA PATRIARKATI

28783361_10160031315360075_5123196362021117876_n“Ndihem e privilegjuar që gjendem përpara jush, si përfaqësuese e brezit të ri të aktivisteve, për të rikthyer në vëmendje rëndësinë e fuqizimit të gruas, në familjen dhe në shoqërinë malazeze.
Si fillm, le t’i kujtojmë me mirënjohje të thellë gratë dhe vajzat ndër shekuj, të cilat nga luftëtare për barazinë gjinore, janë kthyer në pioniere për ndryshime të rëndësishme shoqërore.
Falë mosbindjes së tyre, luftës së mundimshme por gjithnjë të qendrueshme, për drejtësi dhe shanse të barabarta, sot vajzat dhe gratë gëzojnë të drejtën e votës, të drejtën e fjalës së lirë dhe të drejtën e fjalës në publik.
Këmbëngulja për mundësi të barabarta, përtej rezistencës së fortë të patriarkalizmit, ka frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë gjeneratat e reja. Mirëpo, idetë e drejta nuk mbizotërojnë prej vetë virtytit që kanë. Për të ndërtuar shoqëri të shëndosha, të bazuara në respektimin e shanseve të barabarta, kemi ende rrugë të gjatë për të bërë.
Ndryshimi nis te njësia bazë e shoqërisë, familja. Shoqëria malazeze duhet t`i përqaset me përgjegjshmëri të vecantë çështjes së barazisë gjinore brenda strukturave familjare. Roli i vajzës në familje apo në shoqëri nuk kushtëzohet prej karakteristikave biologjike, sepse kështu e predikon një besim i bartur dhe ideologji diskriminuese. Përkundrazi, diferencat biologjike plotësojnë spektrin gjinor dhe unifikojnë. Por në asnjë mënyre nuk duhen parë si faktor kushtëzues për rolin e individit në familje dhe në shoqëri.
Një vajzë ka të drejtën të edukohet dhe të trashëgojë nga familja, njëjtë si një djalë. Një vajzë mund të udhëheqë po aq suksesshëm sa një djalë. Kjo fryme instalohet që në fëmijëri, pikërisht në gjirin e familjes dhe nga aty bartet më tej në shoqëri. Dhe të mendosh që këto duhet të ishin standarte gjërësisht të pranuara në vitin 2018, sot në Mal të Zi përballemi me një realitet tjetër. Vajzat tona po i varfërojmë dhe po i lejmë në mëshirën e kompromiseve jo të ndershme. Po e dëmtojmë zhvillimin e shoqërisë duke e privuar nga realizimi i potendcialit të gjysmës së popullsise. Kjo nuk është e drejtë dhe duhet të ndryshojë!
E ardhmja dhe progresi i shoqërisë malazeze nuk duhen mbajtur peng nga patriarkati. Duhet të vazhdojmë rrugën e aspiratave perëndimore, me në qendër motorin e progresit të shoqërisë që është individi me kapitalin e tij intelektual dhe krijues. Kjo eshtë detyra dhe sfida e brezit të ri sot, që këtë frymë progresiste, me kurajë t`a transferojmë në cdo qelizë të shoqërisë, në institucione dhe në vendimmarrje. Në këtë mënyrë shoqëria malazeze do të jetë më e sigurtë, do të gëzojë më shumë paqe dhe prosperitet.
Dhe pse ky eshte nje marshim, protestë e pakënaqësive të shumta që ne si vajza i gra ndiejmë në përditshmëri, unë ftoj sot djemtë dhe burrat, që t’a zotërojmë kurajën dhe t`i japim fund kësaj marrëzie. Le t`a fillojmë ndryshimin nga familjet tona.
Për shanse të barabarta për vajzat dhe gratë. Për një shoqëri të drejtë dhe të qendrueshme.
Faleminderit.”

(Fjalimi i plotë i Drita Llolles, drejtores se iACT, i mbajtur ne marshimin e 8 marsit te organizuar ne Podgorice nga organizuar nga Qendra per te Drejtat e Grave dhe OJQ Anima nga Kotori)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top