Thursday , October 19 2017
Lajmi i fundit

Llovqen banka: TË HËNËN HAPIN FILIALIN NË ULQIN

Lovcen BankaMbas hapjes së filialit në Podgoricë, Tivar, Kotorr, Cetinë, Nikshiq, Budve dhe Herceg Novi, Llovqen banka vazhdon me zgjerimin e rrjetit punues, me hapjen e filialit në Ulqin.

Hapja solemne, të filialit të nëntë me radhë, është caktuar për të hënën, me 29 maj të vitit 2017 në ora 21. Filiali i ri në Ulqin gjendet në Rrugën 26 nëntori p.n.

Klientëve do të jetë në dispozicion ditëve të punës prej orës 8 deri në 16 dhe të shtunën prej orës 8 deri në 13.

Llovqen banka filloi punë me 25 gusht të vitit 2014, ndërsa e themeluan sipërmarrësit vendas dhe punëtorët shkencor, së bashku me Fondin investues – zhvillimor shtetëror gjerman DEG (KfW grupi), njërën nga institucionet më të mëdha zhvillimore evropiane.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top