Friday , March 22 2019
Lajmi i fundit

LOJA E JETËS DHE VDEKJES NË PLAZHIN E GRAVE

Për ndikimin e dobishëm të burimit të ujit sulfurik në gjirin e Pinjeshit  në Ulqin me shekuj fliten legjenda fascinuese. Ky gji gjithmonë ishte vështirë i arritshëm njerëzve nga bregu kështu që gratë kishin mundësi të lahen me ngazëllim dhe shpresë të pa fshehur. Ato, siç rrëfejnë kronistët, në përcjellje të një Ulqinakeje më të moshuar, vinin herët në plazh. Si nimfat e detit, ngadalë futeshin në ujë, zhyteshin dhe notonin kah guri magjik, i cili ndodhet në mesin e gjirit. Si mbërrinin deri tek ai, bënin not rreth tij, zhyteshin në thellësinë e detit dhe kalonin në një hapje në gurë i cili ishte i mbuluar me barin e detit. Ky rit është përsëritur disa herë. Dhe kështu me shekuj.

Dikur këtu laheshin dhe fëmijët sepse kjo, siç është menduar, zvogëlon vdekshmërinë dhe ndihmon shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Ky ritual ka tërhequr si magnet Ulqinaket e reja njëkohësisht duke i ekspozuar rrezikut që gjatë zhytjes dhe kalimit nëpër hapjen e ngushtë të humbin jetën e tyre nëse për arsye të pakujdesisë do të ndaleshin në hapjen e shkëmbit. Por, kjo “loja e jetës dhe vdekjes” ishte e në një rrafsh me instinktin natyror që në botë të sillet një jetë e re.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top