Thursday , May 28 2020
Lajmi i fundit

Lokaliteti Arkeologjik i Shasit në procesin e përgaditjes për administrim bashkëkohor

 

Kalaja e Shasit, Stari grad SasNë Lokalitetin arkeologjik të Shasit janë në realizim vazhdimi i punimeve që kanë filluar më:

– 2012 nga Muzeu popullor i Malit të Zi, Komuna e Ulqinit dhe Qendra për Kulturë e Ulqinit;

– 2015-2016 nga Muzeu popullor i Malit të Zi, Komuna e Ulqinit dhe Qendra për Kulturë e Ulqinit;

– 2017 nga Muzeu popullor i Malit të Zi, Komuna e Ulqinit dhe Qendra për Kulturë e Ulqinit;

– 2019 nga Qendra për konservime dhe arkeologji e Malit të Zi, Komuna e Ulqinit dhe Qendra për Kulturë e Ulqinit.

Në vitin 2020 planifikohet të vazhdojnë aktivitet si vijojnë:

– Qëndra për Konservime dhe Arkeologji e Malit të Zi dhe Komuna e Ulqinit – Zyra e projekteve IPA të Komunës së Ulqinit, Qendra për Kulturë e Ulqinit me projekte të financuara nga Ministria e Kulturës së Malit të Zi dhe fondet IPA;

– Fillimi i realizimit të përfundimeve të takimit profesional Lokaliteti arkeologjik i Shasit – masat mbrojtese të mbajtur më 29 shtator 2019 me Drejtorinë për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore – Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi, Drejtorinë për Mbrojtjen e Pronës Kulturore – Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi, Zyrën e UNESCO-s – Ministria e Kulturës së Malit të Zi, Qendra për konservime dhe arkeologji e Malit të Zi, Kryetari i ICOMOS-sit ndërkombëtar me përfaqësues të ICOMOS-it, Sekretariati për administartë dhe veprimtari shoqërore – Komuna e Ulqinit, Qëndra për Kulturë Ulqinin me njësinë punuese Muzeun e Ulqinit.

Projektet që do të realizohen në vitin 2020 janë publikuar në Programin për mbrojtjen dhe ruajtjen e të mirave kulturore për vitin 2020, Cetinë dhjetor 2019 dhe në faqen e internetit të programit Trilateral IPA, ku projekti është fituar nga Zyra e projekeve IPA – Komuna e Ulqinit të publikuar më 30 tetor 2019.

Lokaliteti arkeologjik i Shasit, gjatë kohës që është në përgatitje për realizimin e punimeve të lartëpërmendura dhe gjatë kohës së realizimit të punimeve, në bazë të Ligjit për mbrojtjen e të mirave kulturore të Malit të Zi dhe Rregulloren për llojet, kushtet dhe metodat e hulumtimit, llojet dhe përmbajtja e dokumenteve kërkimore dhe përmbajtjes së studimit për mbrojtjen  dhe mbrojtjes së të mirave kulturore dhe standardeve të gjitëpranuara bashkohore për Lokalitetet arkeologjike, Lokaliteti arkeologjik i Shasit do të jetë i mbyllur për vizitorët që nga 15 shkurt 2020 deri në përfundimin e punëve të lartpërmendura.

Punimet të cilat janë në realizim, pastrimi nga shkurret, kryerja e masave konservuese të preventives,  mbrojtja integrale e të ngjajshme kanë për qëllim mbrojtjejen dhe administrimin bashkëkohor të lokalitetit arkeologjik të Shasit në bazë të Ligjit për mbrojtjen e të mirave kulturore dhe normave bashkëkohore për Lokalitet arkeologjike.

Komuna e Ulqinit – Zyra e Projekteve IPA, Qendra për kulturë  Ulqin dhe Qendra për konservime dhe arkeologji e Malit të Zi

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top