Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

Lokaliteti Big Ben në Ranë: KËRKESA, AKUZA, LLOGARITJA E PIKËVE…

Big BenKomisioni tenderik i Komunës së Ulqinit ka reguzuar vërejtjet në vendimin për anulimin e shpalljes për vendosjen e objekteve të përkohshme në lokalitetin e njohur si Big Ben në Ranë, shkruan „Vijesti“.

Thuhet që një nga pjesëmarrësit në tender, Liridon Aliq, ka dorëzuar kërkesën kryetarit të Komunës Nazif Cungut për largimin e kryetarit të Komisionit Allmir Mollabeqiroviqit duke e akuzuar se po bënë çdo gjë për t’i ndihmuar qiramarrësve të mëparshëm.

Mollabeqiroviq ka hedh poshtë akuzat duke paralajmëruar hapjen e shpalljes së re dhe mënyrën tjetër të llogaritjes së pikëve nga e mëparshmja.

Edhe dy pjesëmarrës në tender, Momçillo Rudoviq dhe Samir Kurtoviq, kanë thënë për „Vijesti“ që vetëm në atë rast do të marrin pjesë në tenderin e ri.

„Jemi të vendosur që të drejtën ta çojmë deri në fund“, thanë Kurtoviq, Rudoviq dhe Aliq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top