Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

Londër: ERSTE BANKA PËR TË KATËRTËN HERË BANKA E VITIT NË MAL TË ZI

Aco LukicErste Bank AD Podgorica është fituese e shpërblimit “Banka e vitit në Mal të Zi”, të cilin e ndan revista e njohur financiare dhe me ndikim botëror “The Banker”, botim i “Financial Times Group”.

Shpërblimi “Banka e vitit në Mal të Zi” iu nda drejtorit ekzekutiv të Erste Bankës Aleksa Lukiq, mbrëmë, në ceremoninë e mbajtur në Londër.

“Jam krenar që Erste Banka e fitoi prapë këtë shpërblim prestigjioz dhe se për të katërtën herë është shpallur banka më e mirë në Mal të Zi. Në prag të shënimit të një dekadës të punës së suksesshme në Mal të Zi, Erste Banka është bërë partner i besueshëm i banorëve, ekonomisë dhe sektorit publik, me standardin e njohur të shërbimit. Rezultatet e arritura vërtetojnë strategjinë tonë të mirë të punës. Së bashku me skuadrën e cila është e gatshme të pranojë dhe të drejtojë ndryshimet të cilat sjellin cilësi të re në treg, jam i bindur në vazhdimin e punës së suksesshme dhe të përkrahjes tonë të fuqishme në zhvillimin e ekonomisë dhe të komunitetit më të gjerë shoqëror”, tha Llukiq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top