Wednesday , April 14 2021
Lajmi i fundit

LQ Perspektiva: KËRKOJMË ZGJEDHJE TË REJA

Levizja perspektivaQë nga zgjedhjet lokale të vitit 2018, Lëvizja Qytetare Perspektiva ishte pjesë e koalicionit qeverisës në Komunën e Ulqinit, si rezultat i koalicionit parazgjedhor me Partinë Demokratike e cila ka qeverisur së bashku me PDS, Forca e Re Demokratike, UDSH dhe SD. Siç jeni tashmë të njoftuar, Lëvizja Qytetare Perspektiva nuk është më pjesë e këtij koalicioni si rezultat i zhvillimeve të mbledhjes së Kuvendit Komunal të mbajtur me datë 30.12.2020.

Mirëpo, duke i parë zhvillimet e fundit në lidhje me zgjedhjen e Kryetarit të ri të komunës sonë, si rezultat i përfundimit të hershëm të mandatit të Kryetarit aktual për shak të arritjes së moshës së pensionimit, Lëvizja Qytetare Perspektiva nuk mund të qëndrojë e heshtur përpara shpërfaqjes së tendencave të qarta për kalkulime politike të cilat qartazi e denigrojnë dhe devalvojnë legjitimitetin e kryetarit të Komunës. Çdo tendencë dhe veprim i ndërmarrë në këtë fazë për përzgjedhjen e Kryetarit të ri të Komunës, përtej kandidatëve dhe emrave të propozuar individual, është shtrembërim i vullnetit të popullit dhe një keqmenaxhim dhe keqpërdorim i shumicës parlamentare `të zorit`dhe interesave të ngushta politike.

Për përzgjedhjen e Kryetarit apo Kryetares së re të Komunës së Ulqinit dhe për një legjitimitet të plotë të këtij procesi, partitë politike në vend duhen të rikthehen përfundimisht sërish tek sovrani. Vetëm një veprim i tillë do të tregonte korrektësi e maturi reale politike dhe një shpërfaqje të saktë të forcës së subjekteve individuale politike.

Nisur nga kjo, Lëvizja Qytetare Perpsketiva e njofton opinionin e gjërë që nuk do të mbështesë asnjë iniciativë që tënton të zgjedh Kryetarin e ri përmes çfarëdo procesi tjetër e që nuk del si rezultat i zgjedhjeve të reja në vend. Zgjedhjet e reja në Komunën e Ulqinit janë hapi i vetëm dhe i duhur që duhet ndjekur nga të gjitha partitë politikë në vend, pa përjashtim.

Amir Hollaj

Kryetar

Lëvizja Qytetare Perspektiva

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top