Wednesday , July 26 2017
Lajmi i fundit

Lukiq në Londër pranoi çmimin: ERSTE BANKA MË E MIRË NË MAL TË ZI

 

Euromoney Erste (1)Erste Bank AD Podgoricë (Erste banka) është fituese e çmimit “Banka më e mirë në Mal të Zi” për vitin 2017, të cilin e ndan Euromoney, një nga revistat financiare më të njohura botërisht në kuadër të Çmimeve të saja vjetore për ekselencë (Awards for Excellence).

“Çmimi është nder i madh dhe dëshmi që punon po e zhvillojmë në drejtim të duhur. Qëllimi jonë është të vazhdojmë të hapim mundësi të reja për klientë dhe të krijojmë lidhje afatgjate me komunitetin në të cilin po punojmë”, tha Aleksa Lukiq, drejtori kryesor ekzekutiv i Erste bankës, të cilit çmimi i është ndarë dje në ceremoninë në Londër.

Erste Group Bank AG (Erste Grupi) është shpërblyer me çmimin “Banka më e mirë në Europën qendrore dhe lindore” për vitin 2017 për shkak të pozicionimit cilësor i cili i mundëson të shfrytëzojë mundësitë për rritje dhe të drejtojë valën e revolucionit digjital në rajon.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top