Friday , June 22 2018
Lajmi i fundit

Lukoviq(URA): Zgjerimi i pikës kufitare dhe lundrimi i lumit Buna prioritetet e bashkëpunimit ndërkufitar të Ulqinit

Ajet LukaKandidati për këshilltar i LQ URA Ulqin Ajet Lukoviq i cili njëkohësisht është bartës i politikës ndërkufitare deklaroi se kusht për zhvillimin ekonomik të Ulqinit ndër të tjerave është edhe lidhshmëria me komunat fqinje.

“Programi URA për Ulqin është shumë konkretë në këtë drejtim dhe tregon se me shumë përkushtim kemi trajtuar diversifikimin e ekonomis së Ulqinit që do të thotë se ajo nuk duhet të bazohet vetëm në shërbimet turistike edhe pse ajo është dega prioritare. E konsiderojmë të rëndësishëm bashkpunimin ndërkufitarë ku sidomos e veçojmë bashkëpunimin me Shkodër, ku ne si qeverisje e ardhshme lokale do ti ndërmarrim disa aktivitete që do të synojnë përmirsimin e lidhshmëris infrastrukturore.”

URA e ka cekur në programin e vet qëndrimin për zgjerimin e pikës kufitare Sukobin, i cili në momentin është tejet i ngarkuar dhe që me kohë duhet të jetë i përshtatur edhe për kalimin e mallrave.

“Vend kalimi kufitar modern për të gjitha llojrat e mallrave si dhe hapja e pikave kufitare të reja do të sigurojë një zhvillim më të mirëfilltë për zonën e Anës Malit që deri me tani nuk ishte rast. Poashtu do të jetë një lloj nxitjeje edhe për bujqësin e vendit.”

Programi URA për Ulqin poashtu ballafaqohet edhe me lundrimin e lumit Buna, gjë që çon deri tek përmirsimi i ofertës turistike si Ulqinit ashtu edhe Shkodrës por edhe të Malt te Zi dhe Shqipëris.

“Ne do të përpiqemi që organet shtetërore në bashkpunim me ato lokale të ndërmarrin të gjitha masat që përsëri të ringjallet lundrimi në lumin Buna. Në këtë mënyr do t’ia kthejmë jetën lumit përsëri si dhe buzëqeshjen turistave, peshkatarëve dhe pronarëve të anijeve tanë.”

Lukoviq theksoi që së shpejti do prezantohen edhe idet tjera të numërta nga programi “Ulqini gjeneratave të reja”, dhe që 16 politikat e reja për qytet do të jenë një risi për të gjithë ato që Ulqinin e shohin si një ndër komunat më të pasura në Malë të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top