Saturday , December 14 2019
Lajmi i fundit

Lukshiq në Tiranë: NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES ME SHQIPËRINË

lukshiq bushatiNënkryetari i Qeverisë dhe ministri i punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane Igor Llukshiq do të marrë pjesë sot në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të Procesit të bashkëpunimit në Evropën juglindore (SEECP), i cili mbahet në Tiranë, njoftohet nga Qeveria malazeze.

Siç thuhet, gjatë takimit ministror, nënkryetari Llukshiq do të takohet me shefin e diplomacisë së Shqipërisë Ditmir Bushatin. Është planifikuar nënshkrimi i Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik dhe i Marrëveshjes për integrime evropiane.

Nënkryetari Llukshiq në Tiranë do të marrë pjesë edhe në mëngjesin e punës të ministrave të punëve të jashtme të shteteve të Ballkanit perëndimor, në të cilin do të shkëmbehen mendimet për aktivitetet konkrete projektuese në kontest të lidhshmërisë më të mirë ekonomike dhe transportuese të shteteve të regjionit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top