Tuesday , May 22 2018
Lajmi i fundit

Lulgjuraj: ÇDO GJË GATI PËR ZGJEDHJET TË DIELËN

Pjeter LulgjurajKryetari i Komisionit komunal zgjedhor në Ulqin Pjeter Lulgjuraj deklaroi se çdo gjë është gati për mbajtjen e zgjedhjeve të nesërme lokale.

„Të gjithë vendvotimet, gjithsej 37, do të hapen në ora 7, ndërsa do të votohet deri në ora 20“, tha ai për Portalin Ul-info.

Sipas fjalëve të tija, të dielën do të ketë shumë vëzhgues. „Kemi vërtetimin që këtu do të jenë përfaqësuesit e OSCE-së, BE-së, të ambasadave të SHBA-së dhe Turqisë, si dhe CEMI“, shtoi Lulgjuraj.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top