Thursday , July 16 2020
Lajmi i fundit

M. Abazi: Vendimi për posedim të testit të Covid-19 e boshatisi Ulqinin (VIDEO)

Munib AbaziPërfaqësuesi i hotelerisë në Ulqin Munib Abazi ka thënë se vendimi i Qeverisë së Malit të Zi që të gjithë ata që duan të hyjnë në kufi duhet ta kenë testin negativ të Covid-19 jo më të vjetër se 48 orë e ka boshatisur krejtësisht këtë qytet.

“Qysh më 19 qershor kur Mali i Zi mori vendim që të gjithë pushuesit, posaçërisht ata të Kosovës, ta kenë testin e Covid-19 që të hyjnë në Ulqin të them të drejtën Ulqini është boshatisur fare”.

“Kemi shumë pak mysafirë, pothuajse aspak. Tani në Ulqin janë vetëm ata nga Kosova dhe vendet e tjera që kanë shtëpitë e tyre. Na erdhi shpresa para 19 qershorit, sepse ishim me të vërtetë shumë mirë. Çdo aktivitet pothuajse u normalizua, por pastaj çdo gjë përnjëherë u ndal. Momentalisht jemi në një qetësi jashtëzakonisht shumë të madhe edhe dëshpërim shumë të madh”.

Abazi në Sytë 7 në Klan Kosova ka thënë se nuk ka shpresë që shteti i Malit të Zi do të ndihmojë bizneset që të përballojnë humbjet, por është optimist se do të hapen kufijtë.

“Ne bizneset e vogla që jemi nuk shpresojmë fort që do të na ndihmojë dikush. Duke parë deri tani asgjë nuk po ndryshon, por një gjë është e sigurt që sezonin e kemi shumë të frikshëm dhe na pret një dimër jashtëzakonisht shumë i vështirë, pasi Ulqini jeton nga turizmi. Kemi shpresë që kufijtë do të hapen, sepse pa hapjen e kufijve është jashtëzakonisht vështirë. Ulqini është në gjumë”.

Por, a dihet sa janë humbjet nga kjo periudhë e pandemisë – sipas pronarit të hotel “Bonita” në Ulqin?

“Nëse flasim për hotelin tonë, atëherë nëse sot kam dy apartamente të zëna vitin e kaluar kam pasë 18. Humbjet janë jashtëzakonisht të mëdha, sepse duhet të paguajmë edhe punëtorët dhe ka edhe shumë shpenzime të tjera”.

Ai ka thënë se ndonëse çmimet në Ulqin janë shumë të favorshme nuk ka turistë.

“Momentalisht nuk ka të bëjë as me çmime, nuk ka rol çmimi. Çmimi është shumë i volitshëm, por mysafirë nuk kemi”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top