Sunday , December 17 2017
Lajmi i fundit

M.Canka: EDHE ME FE KUNDËR KORRUPSIONIT

Mustafa CankaRezultatet e numërimit të popullsisë tregojnë që numri më i madh i qytetarëve të Ulqinit deklarohen si besimtarë. Në themelet e të gjithë religjioneve është promovimi i ndershmërisë dhe sjelljes etike të çdo individi, si dhe kontributi ndaj të mirës së përgjithshme.

Ajo çfarë në mënyrë sistematike rrënon themelet e një shoqërie, një komuniteti njerëzor, është korrupsioni. Prandaj religjionet e etiketojnë si të keqe shoqërore, mëkat të madh.

“Mos merr mitë i cili verbëron të mençurit dhe i përmbys fjalët e të drejtit”, thuhet në Bibël, gjersa profeti Muhamed, i vetëdijshëm për pasojat shkatërruese të korrupsionit, ka thënë: “Mallkimi i Zotit qoftë mbi ato që marrin dhe japin mitë, si dhe në ato që ndërmjetësojnë në mes këtyre dyve”.

Krishti si burim të korrupsionit e ka pikasur zemrën, ndërsa lakmia është burimi dhe shprehja e tij e parë.

Prandaj strategjia e luftës kundër kësaj të keqe, si problem real i cili shqetëson këtë shoqëri, duhet të përmbajë edhe masa të karakterit parandalues. Në këtë kontekst, është i nevojshëm roli aktiv i institucioneve fetare.

Veçanërisht në situatën kur komuniteti është i dobët që të mbrojë të drejtën e individit ndaj ndikimit politik dhe fuqisë së parasë.

Pra, na nevojitet arsimimi dhe zgjerimi i dijes për pasojat rrënuese të korrupsionit. Eksperienca e deritashme tregon se arsyeja kryesore e suksesit gjithmonë ishte përkrahja dhe pjesëmarrja aktive e qytetarëve, gjegjësisht shkalla e lartë e mobilizimit.

Në të kundërt, shoqëria do të hyjë në fazë të rrezikshme. Sepse, siç tha në mënyrë metaforike F.Niçe, korrupsioni është vjeshta morale dhe kulturore e një populli. (Qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë këndvështrimet dhe mendimet e BE-së dhe të pjesëmarrësve në projekt.)Banner projekat

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top