M. CANKA: FUND I PISTË I FUSHATËS

mustafa cankaFundi i kësaj fushate i ka arsyetuar pritjet e pesimistëve më të mëdhenj. Në skenë kemi repertorin e paparë deri tani të veprimeve të palejueshme: presionet, shantazhet, deri tek tentimet e blerjes së votës.

Pyes publikisht: a i shërbejnë kësaj edhe tonat e rërës që janë shkarkuar në Qafë, në mes të rrugës për në Valdanos!?

Që e gjitha kjo kalon lehtë, si diçka gati normale, që madje as partitë politike nuk reagojnë fuqishëm, këtë nuk mund ta kuptoj. Madje, kjo shihet më mirë nga Amerika e largët, se nga këtu!? A është e mundur që aq shumë kanë marrë zemër e nuk e dinë që këto janë veprime të palejueshme – vepra penale. “Afera Inçizimi” në krahasim me këtë çfarë po ndodhen këto ditë në Ulqin duket si foshnjore e fëmijëve!

Edhe qytetarët për këtë kanë përgjigje efikase, nëse dëshirojnë ta japin: mund ta bojkotojnë këtë lloj deklarimi apo mos të votojnë ato që e bëjnë këtë! Për këtë arsye, të kemi pak më shumë dinjitet. Duhet të jetohet edhe mbas 26 janarit.

Në fund të fundit, e vetmja gjë që njerëzit kanë në këtë botë të përkohshme është VULLNETI I LIRË. Ajo është e dhënë nga Zoti, dhe ajo parasheh të zgjedhim MIRË. Si do ta bëjmë këtë, kjo është e drejta jonë sovrane. Por, që këtë të DREJTË të na mohoj dikush, është e dënueshme sipas ligjeve të Zotit dhe njeriut.

Për këtë arsye këshilla ime të gjithëve është që edhe njëherë të mendojnë MIRË çfarë bëjnë. Të gjithë ato që njëherë kanë tentuar të luajnë me këto gjëra të përhershme, nuk kishin fund të bukur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…