Saturday , June 24 2017
Lajmi i fundit

M.Canka: INDEKSI I ZHVILLIMIT DHE KORRUPSIONI

Mustafa-CankaKëto ditë opinion i Ulqinit më së shumti ka komentuar informatën e Qeverisë së Malit të Zi që sipas të ashtuquajturit indeks të zhvillimit Ulqini është larg nga qytetet në Bregdet, madje pas qyteteve si Plluzhine dhe Zhablaku.

Ajo që veçanërisht brengos është fakti që kjo komunë është në tabelë më keq e pozicionuar se një vit më herët.

Ka shumë arsye të cilat ndikuan në këtë radhitje të dobët. Por, nëse dëshirojmë të jemi të sinqertë ndaj vetes atëherë më në fund duhet të pranojmë që për shumicën e problemeve në Ulqin më të përgjegjshmit janë qytetarët e kësaj komunë, gjegjësisht pushteti i tyre.

Sepse, më nuk guxon të ketë arsyetime që Ulqinin e frenon pushteti qendror, kur me ato jeni në koalicion nga viti 2012, kur je pjesë e Qeverisë së Malit të Zi dhe kur partia më e madhe në shtet është po ashtu pjesë e pushtetit komunal.

Pra, më parë do të jetë që sëmundjet e rënda – egoizmi, lakmia, papërgjegjësia, me një fjalë, korrupsioni e kanë kapur këtë shoqëri. Sepse, kuptimi klasik i korrupsionit pikërisht bazohet në idenë që korrupsioni është rezultat i prishjes së vlerave morale në shoqëri. Ajo manifestohet kur klasa politike e vendos interesin e vet mbi interesin e shoqërisë.

E manifestimet e korrupsionit politik janë, për shembull, edhe premtimet politike të rrejshme. Sa premtime të tilla kishte këtu!

Prandaj demoralizimi është bërë gjendje e përgjithshme shpirtërore, mosbesimi në institucione rritet, bie aktivizmi politik dhe qytetarë, prandaj kemi qytetarë që ndjehen të pafuqishëm dhe të refuzuar.

Prandaj përveç ligjeve dhe rregullave, na nevojitet integriteti dhe kontrolli, decentralizimi, administrata e mirë dhe, para së gjithash, shkallë shumë më e lartë e besimit të ndërsjellët. Sepse, shoqëritë dhe qytetet në të cilët njerëzit kanë më shumë besim të ndërsjellët dhe solidaritet janë më pak të korruptuara, më të zhvilluara ekonomikisht dhe më të bukura. (Qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë këndvështrimet dhe mendimet e BE-së dhe të pjesëmarrësve në projekt.)

Banner projekat

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top