Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

M.Canka: KOMUNA JOEFIKASE NË LUFTË KUNDËR KORRUPSIONIT

Mustafa-CankaOJQ “Ul info” që nga mesi i janarit po zhvillon projektin “Ulqini kundër korrupsionit”.

Një nga qëllimet është implementimi konsekuent i Planit lokal të veprimit për luftë kundër korrupsionit, të cilin e miratoi Kuvendi komunal i Ulqinit në dhjetor të vitit 2014.

Me këtë dokument janë përcaktuar 39 masa dhe 96 aktivitete, bartësit e tyre, afatet për realizim dhe indikatorët e rezultateve të arritura.

Me vendim të Kryekomunarit u formua Skuadra, gjegjësisht Komisioni për luftë kundër korrupsionit e cila ka detyrim të përcjellë realizimin e masave dhe aktiviteteve nga Plani i veprimit dhe të raportojë për këtë organet dhe institucionet lokale dhe shtetërore.

Mbas entuziazmit fillestar, puna e Komisionit praktikisht është ndaluar.

Komuna e Ulqinit, për shembull, akoma nuk e ka Këshillin për zhvillimin dhe mbrojtjen e vetëqeverisjes lokale.

Opinioni shumë pak dinë për masat dhe aktivitetet e ndërmarra, ndërsa në një raport qeveritar nga viti 2012 thuhet se janë realizuar në masën prej 37,5 për qind.

Në anketën tonë të cilën e kemi bërë nga 15 shkurti deri më 15 mars të vitit 2017 vetëm një nga dhjetë të intervistuar ka thënë se dinë diçka për këtë, ndërsa çdo i treti se diçka ka dëgjuar. Në pyetjen se a është Komuna efikase në luftë kundër korrupsionit 80 për qind të të anketuarve kanë thënë se ajo është joefikase në këtë aspekt.

Po ashtu, vetëm 15 për qind e të anketuarve e dinë që Komuna ka përpiluar Planin lokal për luftë kundër korrupsionit, ndërsa akoma më pak (13,7) që ajo ka përpiluar Planin e integritetit. (Qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë këndvështrimet dhe mendimet e BE-së dhe të pjesëmarrësve në projekt.)Banner projekat, Disclaimer, Ulqini kunder korrupsionit

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top