Thursday , May 25 2017
Lajmi i fundit

M.Canka: KORRUPSIONI POLITIK ËSHTË FORMA MË E RËNDË E KORRUPSIONIT

Banner, Projekti, Ulqini kunder korrupsionit“Asgjë nuk ja prish reputacionin demokracisë dhe nuk punon në shkatërrimin e saj si korrupsioni. Diçka brenda meje revoltohet në mënyrë të pashpjegueshme para shfrytëzimit kriminal të pushtetit të fituar me votat e qytetarëve naivë, plotë shpresë, që të pasuroni veten dhe shokët e vet”, shkroi shkrimtari i njohur peruan Mario Vargas Losa në librin “Peshku në ujë”.

Ka thellësisht të drejtë ky fitues i çmimit Nobel për letërsi: korrupsioni me të vërtetë e gërryen rrezikshëm demokracinë. Më saktësisht, kjo sëmundje në afatgjatë është vdekje e sigurt për demokracinë!

Edhe në preambulën e Konventës penale – juridike të Këshillit të Europës theksohet se ajo “rrezikon sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, dëmton administratën e mirë, drejtësinë dhe të drejtën sociale, rrënon konkurrencën, pengon zhvillimin ekonomik dhe rrezikon stabilitetin e institucioneve demokratike dhe bazat morale të shoqërisë”.

Në mënyrë empirike është dëshmuar se ekziston lidhje direkte dhe indirekte në mes korrupsionit dhe varfërisë, njëjtë sikur dimë që pa media të lira dhe llogari të pastra zhvillohet korrupsioni, e jo demokracia.

Prandaj është detyrë e të gjithë njerëzve qëllimmirë dhe të sinqertë, të përkushtuar ndaj demokracisë, që të kenë tolerancë zero ndaj kësaj të keqe.

Përgjegjësi të veçantë kanë ato që janë të renditur lartë në pushtet ose në parti politike, sepse forma më e vështirë e korrupsionit është korrupsioni politik. Ai paraqitet në forma të ndryshme, e tek ne kohët e fundit më së shpeshti manifestohet me punësime politike në organet shtetërore dhe të administratës lokale dhe institucionet e tyre në ç’formë krijohen të nënshtruarit, ndërsa partitë fitojnë fuqi, ndikim dhe rëndësi në shoqëri.

Për fat të mirë, disa nga këto episode kanë marrë epilog gjyqësor edhe në komunë të Ulqinit, ndërsa për të njëjtën çështje janë paralajmëruar disa gjykime të reja në ditët dhe javët e ardhshme. (Qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë këndvështrimet dhe mendimet e BE-së dhe të pjesëmarrësve në projekt.)Banner projekat, Disclaimer, Ulqini kunder korrupsionit

 

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top