Sunday , April 30 2017
Lajmi i fundit

M.Canka: PRAKTIKA SHOQËRORE DHE POLITIKE PRODHON KORRUPSIONIN

2 OKOJQ “”Ul info” vazhdon me realizimin e aktiviteteve në projektin “Ulqini kundër korrupsionit”.

Administratës lokale iu dërguan edhe 35 kërkesa të reja për qasje të lirë të informatave, ndërsa po përfundojmë anketën për perceptimin e korrupsionit.

Bëhet fjalë për anketën anonime të bazuar në parimin e vullnetarizmit, e përbëhet nga 25 pyetje me të cilat duhet të krijohet imazhi për qëndrimin e Ulqinakëve/eve ndaj korrupsionit, para së gjithash në organet komunale dhe shërbimet publike.

Në pyetjet nga anketa do të përgjigjen 300 persona, që është mostër relevante për komunë të Ulqinit.

Rezultatet e anketës do të përpunohen së shpejti dhe do t’i prezantohen opinionit.

Nuk jemi në dijeni që dikush më herët e ka bërë një anketë të ngjashme, kështu që jemi të bindur se ajo do të jetë e dobishme për përpunimin e strategjive komunale për luftën kundër korrupsionit, si dhe të planeve të integritetit. Ajo do të mund të tregojë edhe më shumë për elementet të cilat qytetarët i perceptojnë si korruptive në funksionimin e shërbimeve publike.

Po ashtu, qëllimi jonë është t’i inkurajojmë qytetarët që këto raste t’i publikojnë dhe lajmërojnë edhe pse është e dukshme që një numër i madh i qytetarëve është i “ndrydhur” në mes të, nga njëra anë, vetëdijes për dëmin e madh që korrupsioni i shkakton një shoqërie dhe praktikës që vetëm në atë mënyrë mund të realizojnë të drejtat e veta, nga ana tjetër.

Pra, ky ambient dhe praktikë shoqërore, politike dhe e përgjithshme prodhojnë moralin publik në të cilin bëhet normal punësimi politik, nepotizmi, kontrabanda, ryshfeti, “marrja e hises” në prokurime publike, ndërtimi ilegal, gjegjësisht, që për shumicën e qytetarëve këto më nuk janë kundërvajtje serioze.

Me këtë, për hir të shëndetit dhe mbijetesës së komunitetit tonë, nuk guxojmë të pajtohemi.(Qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë këndvështrimet dhe mendimet e BE-së dhe të pjesëmarrësve në projekt.)Banner projekat

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top