Thursday , March 21 2019
Lajmi i fundit

M.Gjonaj: ULQINAKËT KANË PROBLEM TË VEÇANTË ME TË MIRAT DETARE

Mark GjonajPozita e Shqiptarëve në Mal të Zi është më e pafavorshme se në Jugosllavi për ç’arsye përfaqësuesit e kësaj pakice nacionale gjithnjë e më shpesh po emigrojnë, vlerësuan përfaqësuesit e organizatave të diasporës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Shqiptarët nuk punësohen në administratën shtetërore edhe pse këtë ia garanton Kushtetuta dhe ligjet e Malit të Zi. Ato po kalojnë krizë më të madhe të identitetit se në kohën e Jugosllavisë dhe ekziston rreziku nga zhdukja e tyre në këto hapësira. Për këtë arsye mund të themi se kemi ekzod të Shqiptarëve nga Mali i Zi”, tha përfaqësuesi i organizatave shqiptare, anëtari i Këshillit Bashkiak të Njujorkut Mark Gjonaj.

Sipas fjalëve të tija, ndaj Shqiptarëve po bëhet presioni ekonomik për shkak të të cilit ato lëshojnë shtëpitë dhe shkojnë jashtë shtetit.

“Shteti iu konfiskon pronën, ju mbyll hotelet për ç’arsye 400 vetë mbeten pa punë. Kompanive të tyre iu rrezikojnë veprimtarinë me gjobat e larta, gjë që i çon në faliment. Qytetarët e Ulqinit kanë problem të veçantë me Të Mirat Detare”, tha Gjonaj.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top