Saturday , September 22 2018
Lajmi i fundit

M.Karaxhiq: SË SHPEJTI FILLON XHIRIMI I SERIALIT TË RI NË ULQIN

Mima KaradzicAktori dhe producenti Mima Karaxhiq paralajmëroi se këtë muaj në Ulqin do të fillojë xhirimi i një projekti të madh dhe të rëndësishëm.

“Bëhet fjalë për serial, ku do të aktrojnë artistët nga i tërë rajoni. Seriali do të incizohet si prodhim i përbashkët i Anglisë, Kroacisë, Serbisë dhe Shqipërisë kështu që e gjithë kjo vërteton se po zihet diçka e mirë dhe cilësore”, theksoi ai.

Por, shtoi se nuk do të xhirohet seriali “Perla e Bunës”. “Gjatë e paralajmëruam dhe nuk kujtohem që ndonjë serial publiku e priti me aq padurim, veçanërisht pas filmit i cili i “bleu”. Arsyeja është që, për fat të keq, qyteti i Ulqinit nuk arriti të ndajë mjetet për një projekt të tillë”, tha Karaxhiq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top