Thursday , May 28 2020
Lajmi i fundit

M.Kurt: Te fuqizohemi, inkurajohemi e të ruajmë shëndetin psiko-fizik

Majlinda KurtPrej javesh tashme serviren mori lajmesh lidhur me aktualitetin kryesore e pothuajse te vetem te rendesishem , covid-19 – cfare eshte, si transmetohet, si evulon ne organizmin e te prekurit, cfare eshte me ekstremja tek e cila mund ta sjelle pacientin e qe eshte jo vetem lufta me jeten – pro shendetit, por edhe perfundimet, fatkeqesisht fatale. U familjarizuam me te gjitha masat e propozuara, te vena nga organet kompetente jo si detyrim sa si domosdoshmeri me qellim shpetimi dhe te dalurit fitimtare ne fund te kesaje beteje jetesore.

Ajo e cila ka paralelisht rendesi domethenese eshte pa diskutim shendeti mendor.

Si ta ruajme ate ne menyre qe nje mendje e shendoshte te dije te kujdeset per nje fizik e organizem te shendoshte, te dijme si te ballafaqohemi me realitetin, si ta menaxhojme jo vetem situaten por mbi te gjitha veten tone ne kete situate ekzistente.

Menaxhimi i situates, perballja dhe te qendruarit stoik perpara realitetit aktual, ruajtja e qetesise mendore, kane pa diskutim teknikat e veta te cilat duhen ndjekur me qellim qe te rezultojme suksesshem. Disi ngushellues eshte fakti qe nuk jemi te vetem ne kete beteje. Virusi vuri ne nje gjendje ndryshe, diku edhe te jashtzakonshme mbare Boten.

Reagimet e zakonshme psikologjike te cilat paraqiten ne situata kercenuese me nivel te larte stresi, sic po ndodhe me covid-19, jane pa diskutim :frika, merakosje, nervozimi, zemerimi, pakenaqesia, frustrimi, agresioni, gjendje depresioni, pikellimi, e qe cojne drejte ndjenjave te humbjes se kontrollit, pesimizem, lodhja psiqike, ndjenja e vetmise, veshtiresi ne perqendrim, sjellje joefikase, dezorientim i perkohshem, reaksione trupore si tremor, rraskapitje, puls i shpejte, hypertension, lodhje ekstreme; cregullim te ngrenit, cregullim gjumi, ndjenje izolimi dhe vetmie, abuzimi me droga , alcohol, ilace, shqetesim ekzistencial- simptomatologji e cregullimit te stresit postraumatik.

Mbrojtja e shendetit mendore dhe ofrimi i keshillave se si te arrihet kjo, ka ne fokus qytetaret e keshilluar qe te respektojne masen e autokarantinimit neper shtepite e veta, me kufizim ne dalje , qe nga angazhimet e zakonshme ne pune, nxenesit- ne shkolla, e deri tek privimi nga qefet , hobit e menyrat e tjera te relaksimit me qellim mbajtjeje distancimi fizik por me mundesi ruajtjeje maredheniesh sociale ne forma tjera. S’duhen harruar asnjehere punonjesit e shendetesise te cilet jane, pa diskutim, ne nje situate me specifike duke qene ne linjen e pare te ekspozimit ndaj rrezikut duke mos e menduar kete por duke patur piksynim , sic edhe betimi i Hipokratit e kerkon, angazhimin maksimal ne ofrimin e ndihmes.

Si ta ndihmojme veten?

Relaskimi vjen duke praktikuar cdo gje qe ju ben te ndjeheni mire, gjithcka qe ju ben te ndjeni qetesi e kenaqesi. Ushqimi kualitativ, te lexuarit, muzika, filmat e serialet, e sidomos bisedat me familjaret,..ushtrimet e frymemarrjes e deri tek meditimi dhe joga. Per religjiozet- lutjet jan nje forme tjeter meditimi, balancim qetesie shpirterore. Te menduarit pozitiv, optimizmi ndihmon poashtu dukshem.

Kjo pa diskutim eshte e keqja aktuale qe po na ndodhe, por pa dyshim se nuk eshte e keqja me e madhe me te cilen jemi ballafaquar gjate jetes. Andaj , duke par si ilac adekuat per qetesi psikologjike pozitivitetin e keshtu te fitojme perballe panikut e merzise, vejeni pozitivitetin primar qe te na sherbeje edhe si fuqizim per te ndihmuar vetveten por edhe per te rrezatuar e perhapur te njejten energji edhe tek te tjeret. Vendi yne do jete i shendoshte gjersa banoret e tij te qendrojne shendosh.

Majlinda Kurt , psikologe klinike
Keshilltare e PDS-se ne KK Ulqin

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top