Sunday , June 24 2018
Lajmi i fundit

M.Shaptafa: FORMIMI I INDIVIDIT ME IDENË E BESIMIT NË ZOT

MedjeniDëshiroj të spjegoj nje hadith/thenje të profetit Muhammed a.s. por së pari dua të bëj një hyrje.
Historia është si një organizëm i gjallë. Çdo periudhe nxjerr një tjetër. Çdo ide/ologji nxjerr një tjetër e kështu me rradhë. Prandaj Zoti në Kur’an thot: “Shetitni nëpër tokë dhe shihni si kanë vajtur ata para jush..”, duke dashur të na tregojë se nësë jetojmë jetën me parime të një shoqerie të caktuar, është e pritshme të kemi edhe përfundim të njejtë si të asaj shoqerie.
Filozofia e iluminizmit është një levizje e rendësishme në mendimin europian. Iluminizmi nënkupton ‘përndritjen’ e mendjës duke thirur shoqërinë që të lirohet nga robërimi i fesë sepse feja e atëhershme në Evropë po i mbante popujt e robëruar me forma të ndryshme të pushtetit duke përfshirë këtu edhe inkuizicionin famëkeq.
Kjo dhunë ndaj mendimit të lirë në emër të Zotit solli kundërefektin e largimit masiv nga besimi në Zot. Solli revolucionin teknologjik shkencor por solli edhe scijentizmin.
Kur themi ‘drejtim në filozofi’ kjo don të thotë kuptim dhe komentim i jetës. Scijentizmi nënkuptonte besimin vetëm në atë që shkenca mund ta vertetonte.
Iluminizmi apo përndritja e mendjës kundër errësirës mesjetare solli edhe Revolucionin francez i cili solli ndryshim në të menduarit e njerëzve. Poashtu solli edhe ateizmin si pasojë e një ekstremi sepse një zakonisht një ekstrem prodhon ekstremin tjetër.
Dhuna e fesë në emër të Zotit solli jo vetëm largimin nga feja por edhe largimin nga besimi në Zot. Dhe në fund si levizje të mëdha solli edhe Revolucionin ‘gjinor’ të viteve 60′ dhe 70′ të shekullit të kaluar.
Filozofia apo spjegimi i jetës më nuk spjegon se Zoti është qëndër e universit por vetë njeriu.
Prandaj edhe ky mendim i lirë që njeriu bën çtë dojë me fatin e vet dhe jeten.
Pasi që masave i’u është ngulitur në kokë se ti je zot i vetvetës dhe bën çtë duash me trupin tënd e kështu me rradhë, si shembull do të sjell operacionet plastike të cilët shkojnë deri në atë masë sa që edhe brinjët e fundit shkurtohen që të duket beli me i hollë. Kjo edukatë ku jemi zot të vetës dhe bëjmë çfarë të duam, po na trokit çdo ditë në derë sepse televizori, interneti e të ngjajshme thyejnë çdo kufi të mos/depertimit kulturor.
Profeti a.s. sikur e dinte se do vijë një kohë e degradimit të vlerave njerëzore dhe porosit: “Ai që në treg përkujton njerezit për besim në Zot do të ketë shperblim sa fijet e flokëvë”.
Në këtë thënje/hadith fjala treg e përdorur këtu nënkuptonte rrugën kryesore ku leviznin njerëzit dhe rrjedhimisht qendrën e qytetit. Sot ‘tregu’ i përmendur në këtë thenje/hadith nuk është tregu i gjelbërt por shkolla ku formohet individi dhe hapësira ku krijohet opinioni publik.
Ligjerimi fetar duhet ti sherbejë fesë dhe besimit në Zot ndersa shpeshherë ai është në një sintezë me nacionalizmët e ndryshëm. Shpesh feja duke u përdorur për të ruajtur identitetin fetar dhe për të fituar të drejta të ndryshme, harron misionin e vet nga strukturat udhëheqëse.
Nësë profeti Muhammed a.s. thoshte se “unë dhe kujdestari jetimit do të jemi afër në parajsë ngjitur me njëri tjetrin”, në rrethanat tona shoqërore dhe politike kjo nuk do të thotë se këtë aspekt duhet lënë në deshirën dhe vullnetin e individit por duhet zgjidhur në menyrë institucionale.
Aq më tepër çeshtja e formimit të individit me idenë e besimit në Zot duhet të bëhët në menyrë institucionale.
Në shkollat tona ka hapësirë të mësohet çdo lloj ‘edukate’ ndersa vetëm për mësimbesim dhe edukatën fetare si duket ska vënd.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top