Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

MAHMUD-PASHË BUSHATLLIU NË DUBROVNIK

KaroMahmutPashaBushatlliuSanxhakbeu i Shkodrës Mahmud-pasha nuk ishte në marrëdhënie të mira me Dubrovnikasit. Me vite ka çmendur pushtetin e Dubrovnikun duke kërkuar vazhdimisht anije ndërtuesit dhe pajisjet për anije (në të cilët kapedanë ishin Ulqinakët, vërejtje e redaktorit). Me këtë ai i vinte në pozitë shumë të pakëndshme sepse Porta e cilësonte rebel dhe bandit. Bile kundër tij janë ndërmarr aksionet ushtarake nën udhëheqjen e regjentëve nga Bosnja. Autoritetet e Dubrovnikut për këtë arsye kanë tentuar në të gjitha mënyrat e mira të mundshme ta refuzojnë, ndërsa ai ju është kërcënuar aq shumë sa që dy herë kanë pritur sulmin e flotës së tij”, shkruan historiania nga Dubrovniku Vesna Miloviq.

Ajo shkruan që në vitin 1792 Mehmed-Pasha u sëmurë rëndë. “Vendosi të kërkoj ilaç në Dubrovnik. Është pritur me të gjitha nderimet. Kur lundroi në portin e Dubrovnikut, tre gjuajtje solemne nga topi i uruan mirëseardhjen. Nga anija e pashës pastaj gjuajtën dy herë në shenjë përshëndetje. Sikur kapixhi-pasha, edhe ky pasha u vendos në shtëpinë e rehatshme në Plloçe. Dubrovnikasit edhe atë e kanë qerasur me bollëk dhe e dërguan në ekskursion në gjirin e Gruzhit (Gravosa). Mjeku e vizitonte çdo ditë dhe e mjekonte me ilaçet e përgatitura në farmacinë e vjetër dhe të njohur të  manastirit Françeskanë. Dubrovnikasit i ofruan të gjitha që kishin mundësi, ndërsa as ai nuk erdhi duar thatë. Ju dorëzoi lejen e shkruar për blerjen e sasisë të pakufizuar të drithërave në hapësirën e sanxhakut të tij. Në Dubrovnik qëndroi dhjetë ditë, gjatë të cilëve, nuk kishte grindje dhe biseda të pakëndshme. Qytetin e lëshoi plotësisht i shëndetshëm dhe i kënaqur”, përfundon Mioviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top