Saturday , December 16 2017
Lajmi i fundit

Malësi: DËSHTON MARRËVESHJA E PARTIVE SHQIPTARE PËR KOALICION PASZGJEDHOR

Tuz, Tuzi, Malesia, MalesijaMarrëveshja e partive nacionale shqiptare që pas zgjedhjeve që do të mbahen të dielën me 26 nëntor që mos të krijojnë individualisht koalicione me partitë tjera për formimin e pushtetit në Malësi tashmë është shkelur.

Dy nënshkruesit e kësaj marrëveshje, Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) dhe Alternativa Shqiptare (ASH), akuzojnë njëri tjetrin që kanë shkelur platformën e përbashkët.

Pas kësaj është vetëm teorikisht e mundur që partitë shqiptare të kenë mundësi që bashkë të ushtrojnë pushtetin në Tuz.

Përndryshe, këtë marrëveshje, përveç UDSH-së dhe ASH-së e kanë nëshkruar edhe Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Forumi demokratik për integrim, i cili nuk e dorëzoi listën për këto zgjedhje.

UDSH dhe ASH, së bashku me Forcën e re demokratike në zgjedhjet paralamentare të tetorit të vitit 2016 morën pjesë në koalicionin „Shqiptarët të vendosur“ dhe janë pjesë e koalicionit qeverisës në nivel shtetëror.

One comment

  1. Turp per te dyja palt te pa bes….

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top