Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

Mali i Brisë: FIDANË TË RI TË HARDHISË DHE ULLINJVE

BranoNënkryetari i Qeverisë dhe ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural Mr. Millutin Simoviq nënshkroi dje në Ulqin kontratën me Brano Milloviqin, pronarin e “Vinaria Milloviq”, i cili është qiramarrës i 10 hektarëve të tokës në lokalitetin Mali i Brisë.

Siç njoftohet, investitori planifikon që të zgjerojë prodhimin, duke mbjell tetë hektarë të ri me hardhi dhe mbjelljen e 1.500 deri në 2.000 rrënjë ullinj. Qëllimi është zgjerimi i asortimentit të prodhimeve me vaj ulliri cilësor, i cili së bashku me verën, si prodhime autoktone malazeze, do ti ofrohen turistëve të cilët në numër gjithnjë e më të madh e vizitojnë uzinën e tij të verës.

Simoviq vlerësoi se shteti me këto projekte valorizon tokën shtetërore dhe çon mesazhin e nikoqirit të mirë dhe me shembullin e vet tregon se toka e disponueshme duhet të punohet.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top