Mallrat në Sukubinë: KUR TË RIKONSTRUKTOHET RRUGA DERI NË ULQIN

Sukubine-Muriqan, Sukobin-MuricanNga Qeveria e Malit të Zi kanë deklaruar që qarkullimi i mallrave në pikën kufitare Sukubinë-Muriqan do të jetë i mundur kur të kryhet rikonstruktimi i plotë i rrugës prej Ulqinit deri në Sukubinë.

Pritet që në vjeshtë të fillojë faza e tretë e rikonstruktimit të kësaj rrugë, gjegjësisht punimet në aksin prej Krythës deri në Ulqin, ndërsa e gjithë puna do të përfundojë vitin e ardhshëm.

Siç theksojnë në Qeveri, vetëm gjatë tre muajve të verës në këtë, të parën, pik të përbashkët kufitare në Europën juglindore kalojnë gati 900 mijë njerëz, kështu që, siç shtohet, në këto kushte është e pamundur kryerja edhe e qarkullimit të mallrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…