Friday , November 24 2017
Lajmi i fundit

Manifestimet: SONTE EKSPOZITA, NESËR PËRURIMI, TË MËRKURËN SHFAQJA

Qendra per kulture, Panorama, Qyteti i UlqinitFillimi i kësaj javë në Ulqin do të shënohet me një sërë ngjarjesh interesante kulturore.

Kështu sonte, me fillim në ora 18, në Kullën e Ballshajve, në Kala, është paralajmëruar hapja e ekspozitës së fotografive “Ulqini si tekst” të Anja Beloglazova – Radulloviq.

Të martën në ora 19, në Bibliotekën e qytetit, do të mbahet përurimi i librit “Të gjithë të mitë”, të akademikut Zuvdija Hoxhiq.

Ndërsa të mërkurën, në Qendrën kulturore, do të luhet shfaqja “Nikad nije kasno” (Asnjëherë nuk është vonë) të autorit Nebojsha Smolloviq. Çmimi i biletës hyrëse është tre euro, ndërsa tërë të ardhurat do të dedikohen për shërimin e Mersihes dhe Adnan Resulbegoviqit, të cilët nga lindja vuajnë nga paraliza cerebrale.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top