Pasi “Nata e Bamjeve” e organizuar në Kala me 18 dhe 19 gusht u vlerësua si ngjarje e sezonit, po përgatiten një sërë manifestimesh tjera interesante.
Në fillim të shtatorit janë dy ngjarje: Panairi ndërkombëtarë i artizanëve dhe prodhimeve zejtare dhe “Dolcinium international festival” i 6 me radhë, ku do të grumbullohen grupet folklorike nga dhjetra vende.
Pas kësaj vijon kolonia rajonale e piktorëve “Ulqini në telajo”, ndërsa prej me 18 deri më 22 shtator Edicioni i 5 i festivalit të filmit “Seanema Fest”.