Sunday , October 25 2020
Lajmi i fundit

Manifestimi në Katërkollë: DITA E SHEGËS, PËR TË DYTËN HERË

Dita e shegesRreth tridhjetë prodhues të shegës dhe agrumeve tjera kanë marrë pjesë të enjten në manifestimin “Dita e shegës” i cili u mbajt në Katërkollë.

Vizituesit kishin mundësi të blejnë shega, fiq, mandarina, ullinj, gështenja, si dhe të pinë lëngë shege.

“Qëllimi parësorë i shoqatës sonë është që ky manifestim të bëhet tradicional dhe vendtakimi i prodhuesve dhe ekspertëve të bujqësisë dhe turizmit. Anamalit dhe Ulqini e meritojnë këtë gjë”, tha në hapjen e këtij manifestimi kryetari i “Biznis klub Ana e Malit” Kabil Kurti.

Të pranishmit i përshëndeti dhe nënkryetari i BKA Jakup Gjeloshi, këshilltarja në Ministrinë e bujqësisë Marija Krstiq, si dhe këshilltari për bujqësi në komunë të Ulqinit Gani Rexha.

Në hapjen e këtij manifestimi ishte i pranishëm dhe kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu, i cili i vizitoi të gjitha stendat.

Për pjesëmarrësit dhe vizituesit e manifestimit është organizuar program i begatshëm kulturor dhe artistik.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top