Sunday , August 18 2019
Lajmi i fundit

MANIFESTIMI TRADICIONAL GJITHËPOPULLOR:  TË MARTEN VERA NË KRAJË 2019

Vera ne KrajeMe kënaqësi ju njoftojmë se, me gjithë vështirësitë financiare dhe disa vështirësi të tjera, me të cilat po ballafaqohemi, në kohën e fundit, kur është fjala e organizimeve të manifestimeve, të cilat, siç po shihet, janë kthye në “biznese” (!),  udhëheqja e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, partia e parë politike e shqiptarëve, në trevat strërgjyshore, sot në Malin e Zi, pas një konsultimi të gjerë , Këshilli Organizues i Manifestimit, konstatoi se do të ishte e pafalshme ndërprerja e kësaj tradite afro tridekadëshe, pas Luftës së Dytë Botërore, dhe e padenjë që të ndryshohet tradicionalja kranjane e manifestimit gjithëpopullor, shoqëroro-kulturor dhe artistiko-sportiv. Prandaj vendosi që të bëhën të gjitha përpjekjet që të vazhdojmë organizimin e këtij manifestimi kulturor gjithëpopullor VERA NË KRAJË 2019,  në vijimësinë tradicionale.

Manifestimi do të mbahet të marten, më 20 gusht 2019 në Ostros , në orën 20:30.

Manifestimi VERA NË KRAJË është tashmë një manifestim tradicional gjithëpopullor, të cilin e themeloi dhe në vazhdimësi po e organizon me sukses, tash 27 vjet me radhë, Lidhja Demokratike në Mal të Zi.  Themeluesi e konceptoi si manifestim kultutoro artistiko sportiv,  simbolikë e vazdimësisë së traditës shumëshekullore të daljes në maje të malit të Rumisë sonë legjendare, ku secili ngjet në maje të Rumisë nga një gurë në mënyrë që maja e Rumisë “bjeshk’e nalt’, të bahet ma e naltë”. Me kët rast në djerrin e Rumisë së Vogël mbaheshin gara të ndryshme tradicionale të (ashtu)quajtura burrënore: hedhja e gurit nga krahu, mundje, kërcim së largu, tërheqja e konopit etj.

Sot ky është një takim festiv në verë, kur edhe shumica e bashkatdhetarëve tanë, që jetojnë e punojnë në SHBA, Australi dhe shtete të ndryshme të Evropës, kthehen në atdhe për pushime, po edhe si promovim të  trashëgëmisë kulturo historike, prodhimeve bujqësore e ushqimeve vendase. Programi është i gërshëtuem  me këngë e valle shqiptare.

Tashmë është bërë traditë që në këtë manifestim të marrin pjesë  jo vetëm vendës nga Kraja, po edhe mysafirë nga Tivari, Ana e Malit e Ulqini, Tuzi – Malësia, Kosova e sidomos nga Shkodra, si dhe shumë turistë që i kalojnë pushimet në Ulqin, Velipojë etj.

Gjatë gjithë programit muzikor në vazhdimësi do të lexohen emrat e sponzoruesve, donatorëve dhe porositë për veprimtarinë e tyre.

Ju falënderojmë dhe mirë se vini.

Me respekt.                                                                                                            

Në Ostros – Krajë, më 13 korrik 2019                   KËSHILLI ORGANIZUES 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top