Monday , December 18 2017
Lajmi i fundit

MANS: ËSHTË MIRË TË RISHQYRTOHET “RASTI KRIPORJA”

Kriporja, Solana,MANSMANS-i përshëndeti reagimin e prokurorit të lartë shtetëror Ivica Stankoviq që të kthejë rastin Kriporja në hulumtim shtesë Prokurorisë speciale e cila fillimisht e ka refuzuar padinë penale të kësaj OJQ me arsyetim se lënda është vjetruar.

Bëhet fjalë për rastin e marrjes së kredisë nga Eurofondi tek CKB dhe Prva banka ku si hipotekë u vendos toka e Kripores.

“Provat të cilat i kemi dorëzuar tregojnë padyshim që është shkaktuar dëmi ndaj buxhetit shtetëror dhe se personat privat në këtë rast kanë arritur dobi shumëmilionëshe”, tha për RFE drejtori i Qendrës hulumtuese të MANS-it Dejan Millovac.

Ai shtoi se pret jo vetëm që të rihapet ky rast dhe të procedohen të gjithë përgjegjësit, por edhe të përcaktohet përgjegjësia në kuadër të Prokurorisë speciale për vendimin e mëparshëm.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top