Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

MANS: LAJMËRONI KORRUPSIONIN NË MËNYRË ANONIME

Dejan MilovacRrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritar (MANS) filloi promovimin e shërbimit për lajmërimin e korrupsionit dhe shkeljen e ligjit.
Dejan Millovac, drejtori i qendrës hulumtuese MANS, tha se kjo organizatë joqeveritare edhe në të ardhmen do ti mundësojë qytetarëve që të lajmërojnë korrupsionin në mënyrë të sigurt.
“Duke pas parasysh sulmin ndaj gazetares Olivera Llakiq, lufta kundër korrupsionit dhe hulumtimi i kriminelëve dhe zyrtarëve shtetëror të lidhur me krim nuk guxon të ndalojë pavarësisht në sulmet në medie dhe sektor civil”, tha Millovac.
Të dhënat për rastet e korrupsionit dhe format të tjera të shkeljes së ligjit, si dhe dokumentacioni i cili dëshmon për këtë gjë, qytetarët mund ti lajmërojnë pranë MANS-it në numrin e telefonit (020 266 326), faqes së internetit, Viberit (069 446 094) dhe rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top