MANS: NË ULQIN INSPEKCIONI NUK NDËRMERR MË ASGJË KUNDËR NDËRTIMIT TË EGËR

Dejan MilovacDrejtori i Qendrës hulumtuese të Rrjetit për afirmimin e sektorit joqeveritar (MANS) Dejan Millovac ka thënë se mbas ditës së parë nga thirrja e kryeministrit Dushko Markoviq për aksion të organeve shtetërore për ndalimin e ndërtimit të egër në Ulqin, inspekcioni nuk ndërmori asgjë, edhe pse problemet janë të shumta.

Prandaj ai vlerësoi se formulimi që “beteja me ndërtimin e egër nisi nga Ulqini” është, megjithatë, pak e shpejtuar.

“I nevojshëm është vullneti i qartë politik që opinionit t’i dërgohet mesazhi që ndërtimi ilegal është i dënueshëm, që ligji është i njëjtë për të gjithë dhe që shteti nuk do të lejojë devastimin e hapësirës”, tha Millovac për “Dan” duke shtuar se në Drejtorinë për punë inspektuese punojnë shumë pak inspektorë të mbrojtjes së hapësirës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…