Monday , July 13 2020
Lajmi i fundit

Maratona e pavarësisë: FITUES KOPRIVICA

Maratona e pavarsise, MaratonAnëtari i klubit të atletikës “Mornar” nga Tivari, Dragolub Koprivica, është fitues i maratonës tradicionale ndërkombëtare të cilën me rastin e Ditës së flamurit shqiptar është mbajtur prej Ulqinit deri në Shkodër, na njofton kolegu Milan Knezheviq.

Ai këtë aks, të gjatë 44 kilometër, e kaloi për dy orë, 38 minuta dhe 44 sekonda.

Vrapuesve më të mirë i janë ndarë në Shkodër medaljet dhe diplomat, ndërsa do të shpërblehen edhe me para.

Në këtë manifestim morën pjesë tridhjetë vrapues nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Polonia dhe SHBA.

Maratonën e organizoi Këshilli kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top