Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

Markoviq: AMFILOHIJE NDANË EDHE SHQIPTARËT, GODET BASHKËJETESËN NË MAL TË ZI

Dusko MarkovicKryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dushko Markoviq u përgjigj në letrën e hapur të cilën këto ditë ia dërgoi mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi Amfillohije Radoviq.

“Këtë herë, ia lejuat vetës që të ndani Shqiptarët në të përshtatshëm dhe të papërshtatshëm, në ato që janë të mirëseardhur në Rumi dhe në ato që nuk e kanë vendin aty, në Shqiptarët e Enver Hoxhës dhe Shqiptarët e Skënderbeut…Mitropolit, mos e bëni këtë gjë!”, tha Markoviqi dhe shtoi:

“Në këtë mënyrë goditni themelet dhe qenien e bashkëjetesës malazeze – atë kulturore, multietnike por edhe fetare, në të cilën mbijetoi Mali i Zi dhe me të cilën sot me krenari legjitimohet para botës. Mos e prekni këtë vlerë, ndoshta edhe më të madhen vlerë malazeze.

Sepse, pikërisht kjo lehtësi dhe këmbëngulje me të cilën tash gati tre dekada po e ndani Malin e Zi, në vend që ta mblidhni, më frikëson mua më tepër nga ajo se a do të mbesë në maje të Rumisë objekti prej teneqeje të cilin Ju e quani kish. Siç tashmë e kam thënë, do të mbesë – nëse ia lejon ligji, nuk do të mbesë – nëse për këtë gjë nuk ka baza ligjore. Kurrsesi ndryshe!”

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top