Sunday , August 18 2019
Lajmi i fundit

Markoviq në Këllezën: ULQININ E PRESIN PROJEKTET E REJA

Dushko KëllezënKryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq me bashkëpunëtorë, si dhe me përfaqësuesit e Drejtorisë për Komunikacion dhe të Komunës së Ulqinit, vizitoi sot punimet e përfunduara në urën e Kllezës, pjesë e rrugës magjistrale të rikonstruktuar Ulqin -Krythë me gjatësi të përgjithshne 13,5 kilometër.

Ai tha se në periudhën e ardhshme Qeveria e Malit të Zi do të ndihmojë edhe më shumë Ulqinin, sepse me realizimin e këtyre projekteve ky qytet kthehet në hartën turistike të Malit të Zi dhe Evropës.

Duke falënderuar Qeverinë e Malit të Zi për ndihmën e vazhdueshme të cilën ia ofron administratës lokale, kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq shprehu kënaqësinë që pas shumë vitesh u realizua ky projekt i rëndësishëm i cili Ulqinin e lidh me zonën e Anës së Malit dhe më tej me Republikën e Shqipërisë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top